Maqedoni

Gjendet i vdekur një person në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton mëngjesin e djeshëm është raportuar se një 59-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën lokale të fshatit Velebërdo, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se është konstatuar se trupi i pajetë nuk ka pasur shenja dhune.

Dje (11-shtator) në ora 08:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Velebërdo të Rekës së Poshtme, është gjetur i vdekur pa shenja dhune 59-vjeçari I.M. nga ky fshat. Inspektimi është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i I.M. i është dorëzuar
familjes.