31 vjet nga shpallja e Maqedonisë shtet i pavarur
Maqedonia sot feston 8 shtatorin, Ditën e Pavarësisë.
31 vjet më parë në këtë ditë nga sheshi “Maqedonia” u shpall se Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur dhe sovran.
Në këtë ditë, 31 vite më parë u mbajt referendumi popullor.
Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.