Shekulli 21, funksionarët e BDI-së akoma lavdërohen me ujsjellës donacion!
Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi njoftoi se nga sot zyrtarisht kjo komunë do të ketë ujë. Ai theksoi se ky problemi i ujit të pijshëm daton prej shumë kohësh.
“Katë vitet e fundit edhe një pikë ujë nuk rrjedhi në shtëpitë tona, kjo ishte sepse pompat edhe elektrika ishte problem shumë i madhë dhe i pa përballueshëm financiarisht për komunën tonë, tha Ibrahimi.
Ibrahimi gjithashtu theksoi për ndihmën e kryetarit Enis Keken të komunës Jugsulltan së Turqisë në realizimin e këtij projekti.
Në përurimin e ujësjellësit ishte edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili tregoi vlerën e bashkëpunimeve mes vendet dhe shtetet tjera, të cilat shërbejnë në realizimin e projekteve.
“Të përditshme janë bashkëpunimet e komunave tona me komunat tjera dhe jo vetë të komunave por edhe të shtetit. Këto janë bashkëpunime bilaterale të cilat i bën shteti ose komuna të cilat ndihmojnë njëri tjetrin dhe të cilat janë në interes të qytetarëve”, tha Grubi.
Ndryshe Grubi vlerësoi bashkëpunimin e me shtetin e Turqisë duke theksuar se nuk ka komunë në veriperëndim që nuk bashkëpunon me ndonjë komunë turke.