Drejtori shqiptar nga Shkupi u jep shembull atyre maqedonas, për gjashtë muaj dyfishohen investimet në kompaninë energjetike shtetërore
Drejtori i MEPSO, Orhan Murtezani, ka folur lidhur me punën e kësaj kompanie gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
“ Veprimtaria menaxhuese dhe e përgjegjshme së bashku me politikën e kursimeve kanë kontribuar që përqindja e realizimit të investimeve të planifikuara vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të jetë më e lartë se e gjithë vitit 2021. Planifikimi strategjik dhe menaxhimi i investimeve në rrjetin elektroenergjetik do të vazhdojë me ritme edhe më të forta në periudhën e ardhshme, me qëllim të vetëm përmirësimin e besueshmërisë dhe funksionimin e sistemit elektroenergjetik”, ka thënë Murtezani.
Ai ka shtuar se politika e kësaj kompanie për zhvillim dhe investime për të arritur vizionin për transmetimin në kohë dhe stabil të energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë, si dhe menaxhimin e sistemit të besueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike, pësoi ndryshime të mëdha në vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar.
Videon mund ta përcillni në këtë Link