Maqedoni

Drejtori i Agjencisë për Investime sjell lajm të mirë për qytetarët, nuk do të nevojitet leje nga komuna për panelet fotovoltike

Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja “Invest in North Macedonia@, Bekim Emini njoftoi sot se lehtësohen procedurat për ngritjen e centraleve fotovoltaike, si dhe kufiri i energjisë elektrike të prodhuar prej tyre me fuqi deri në 6 kilovat për amvisëritë dhe komunitetet e banuesve dhe deri në 40 kilovat për personat juridikë.
“Me ndryshimet në Ligjin e ndërtimeve për instalimin e centraleve fotovoltaike që u votuan në seancën e sotme të Qeverisë.
Qytetarët nuk do të presin vendim nga komuna për instalimin e centraleve fotovoltaike, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes dhe do të lehtësojë procedurën”, njofton Emini.
Centralet fotovoltaike do të instalohen nga kontraktorë të licencuar të cilët do të garantojnë që ato të instalohen në përputhje me rregulloret ligjore”, sqaroi Emini.
Sipas tij, tani rritet edhe pragu i energjisë elektrike të prodhuar nga e njëjta me fuqi deri në 6 kilovat për amvisëritë dhe komunitetet e banuesve dhe deri në 40 kilovat për personat juridikë.
“Ky është vetëm një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike të vendit dhe në një periudhë të shkurtër kohore do të fillojmë të ndjejmë përfitimet.
Ajo që duhet të kuptojmë është se ajo e ardhme varet nga të gjithë ne dhe se duhet të rrisim me shpejtësi ndërgjegjësimin, njohuritë dhe praktikat drejt arritjes së këtij qëllimi”, thekson Emini.