Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani në Konferencë katërditore energjetike në Paris
Nga data 28 gusht deri më 2 shtator në Paris mbahet konferenca e 49-të e shoqatës ndërkombëtare të energjetikës CIGRE. Ngjarja kryesore e sistemeve elektroenergjetike dhe industrisë së këtij viti përfshin mbi 300 kompani ndërkombëtare, rregullatorë, politike bërës dhe palë të tjera të interesuara në industrinë elektrike. Në këtë konferencë marrin pjesë drejtori gjeneral I MEPSO-s, Orhan Murtezani dhe kryetari i Këshillit mbikëqyrës, Nikolce Acevski.
Temat që do të diskutohen janë tranzicioni energjetik i pajisjeve energjetike, nevoja për ndryshime në planifikimin dhe projektimin e sistemeve të transmetimit dhe distributive dhe ridizajnimi i mjeteve rregullatore dhe të tregut.
Përballë më shumë se 3600 delegatëve, ekspertëve themelor, praktikuesve me përvojë dhe profesionistëve të rinj nga 90 vende të botës, CIGRE ofron një mundësi unike, në kushtet e një krize globale energjetike, për të shkëmbyer përvoja, për të ofruar perspektiva të ndryshme teknike për zgjidhjen e situatës ekzistuese dhe sfidat e ardhshme me të cilat përballet sistemi elektroenergjetik dhe të bashkohen forcat për të përmirësuar sistemet ekzistuese dhe për të ndërtuar sisteme të reja energjetike nga prodhimi në distribuimin e energjisë elektrike.