Maqedoni

Kroatët po presin në radhë për akullore te ëmbëltorja e shqiptarit nga Maqedonia (Video)

Në Split të Kroacisë, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Lirim Bajrami ka gjetur formulën e suksesit të të bërit biznes.

Në një video të xhiruar nga KlanMacedonia para dyqanit të tij që shet akullore shihen radhë të gjata të turistëve që po presin për tu shërbyer me akullore.

Dyqani mban emrin Gelateria Emiliana, ndërsa falë përkushtimit 18-vjeçar të Lirimit nga fshati Gradec i Gostivarit ka bërë që dyqani i tij të jetë një nga dyqanet më të frekuentuara për akullore nga ana e tursitëve të huaj./ KlanMacedonia