Maqedoni

Elmi Aziri: Kriza thellohet, Qeveria injoroi paralajmërimet dhe propozimet e ASH-së

Ashtu siç edhe pritej dje Qeveria e RMV shpalli gjendjen e krizës energjetike . Qëllimi i këtij vendimi të qeverisë është që kompanitë shtetërore energjetike të marrin më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit.

Me hyrjen në fuqi të vendimit nga 1 shtatori do të vlejnë edhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike, të cilat do të jenë të detyrueshme për institucionet publike dhe të pëlqyeshme që të njëjtat të gjejnë zbatim e përkrahje edhe tek konsumatorët familjarë dhe kompanitë private.