Ministri Aliti në takim lamtumirës me ambasadoren suedeze
Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, ka realizuar takim lamtumire me ambasadoren e Suedisë, Shkëlqesinë e Saj, znj. Kristin Forsgren Bengtson.
“Duke rikonfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, theksuam se do të vazhdojmë bashkëpunimet në mbështetje të integrimeve euro-atlantike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, njoftoi Aliti pas takimit.
Në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadores, ai ka shprehur mirënjohjen personale për kontributin e saj të deritanishëm në zhvillim të raporteve të mira bilaterale, e veçanërisht në angazhimin për të ngritur nivelin e demokracisë dhe barazisë në vend, si dhe i urova suksese të mëtejshme në misione të reja të saj.