Maqedoni

Evropa e Lirë: Bashkëshortet e Bujar Osmanit dhe Dragan Pavlloviq Llatasit janë punësuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike

“Agjencia për Komunikime Elektronike si El Dorado për punësimin e familjarëve të funksionarëve” është titulli i tekstit botuar në Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.
Në këtë tekst fillimisht përmendet rasti i bashkëshortes së ministrit të punëve të jashtme, Bujar Osmani, Valbona Osmani e punësuar në këtë institucion i njohur për rrogat e majme. REL nënvizon se drejtor i AKE-së është Jeton Akiki, bashkëpartiak i Osmanit.
Ai është arsyetuar se bashkëshortja është punësuar para katër viteve, por edhe në atë kohë ka bartur postin e zevendes kryeministrit në Qeveri.
REL numëron edhe raste tjera të punësimit të bashkëshorteve të (ish) funksionarëve në AKE, duke përmendur bashkëshortet e ish sekretarëve gjeneralë të Qeverisë, Martin Protugjer dhe Zoran Bozhinovski.
Në këtë tekst poashtu përmendet edhe punësimi në AKE i bashkëshortes së gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas.
Tekstin e plotë me emrat e familjarëve të punësuar në AKE mund ta lexoni në këtë link: https://www.slobodnaevropa.mk/a/%d0%b0%d0%b5%d0%ba-%d0%ba%d0%b0%d0%ba%d0%be-%d0%b5%d0%bb%d0%b4%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%b4%d0%be-%d0%b7%d0%b0-%d1%80%d0%be%d0%b4%d0%bd%d0%b8%d0%bd%d0%b8-%d0%bd%d0%b0-%d1%84%d1%83%d0%bd%d0%ba%d1%86%d0%b8%d0%be%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b8/32001211.html?fbclid=IwAR1M46c60_EAqa8CDbSZN6nl0eWYeOH59_1TaNDl8nZPTFNt_XRfEeRLd1w