Vërshime në Tetovë
Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRMK) – Tetovë, njofton se sonte pas reshjeve të dendura të shiut që filluan rreth orës 20:00, që kanë përfshirë Tetovën dhe rrethinat e saj ku për pasojë uji, përveç rrugëve kryesore të qytetit, ka vërshuar edhe nëpër bodrumet dhe garazhet e shtëpive.
Për momentin në disa nga vendet më problematike ka filluar edhe ndërhyrja nga institucionet kompetente. Rruga për në fshatin Falishë te nënkalimi është përplot me ujë, ndërsa edhe pjesa të tjera të nënkalimeve të qyteti janë të bllokuara tërësisht.
Gjithashtu, rruga që të çon nga Stadiumi te Kazerma është e përmbytur dhe është e ndaluar lëvizja.
Sipas informacioneve të para, rrugët “Rruga 141”, Rr. “Fushtanska”, Rr. “Ilindenska”, “Rruga 114”, rr. “Mirce Acev”, “Rruga 121”… janë të bllokuara nga uji.