Kallajxhiev: Rasti Ruskovska-Muaremi, sistemi i shkatërruar
Kolaps i sistemit – kështu i komentoi profesori universitar Gordan Kalajxhiev ngjarjet që pasuan pas bastisjes së Prokurorisë së Ndjekjes së Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Financiare. Sipas tij, kriza që ka ardhur nga konflikti Ruskovska-Muaremi është shumë problematike për shtetin ndërsa krimi i organizuar gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me elitat politike. Në intervistën për REL, Kallajxhiev konsideron se është i nevojshëm edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
“Për momentin është shqetësuese heqja e një pjese të mirë të, praktikisht, gjysmës së Prokurorisë së Krimit të Organizuar, që në fakt është rrënim i sistemit – si pezullimi ashtu edhe dorëheqja në Policinë Financiare. Është pak e çuditshme që nuk kemi, në fakt kemi heshtje nga institucionet kompetente – Qeveria, Ministria e Drejtësisë, madje edhe presidenti”, tha Gordan Kallajxhiev – profesor universitar.
Kalajxhiev analizon se konflikti fillimisht ka nisur brenda qeverisë, e më pas ka kaluar në marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe Policisë Financiare, për të përfunduar si konflikt mes vetë prokurorëve. Profesori konsideron se betejën e ka fituar Policia Financiare dhe ka thënë se deri më tani ka qenë e zakonshme që prokurori republikan, në këtë rast Ljubomir Joveski, t’i mbrojë kolegët e tij. Kallajxhiev nuk ka hyrë në arsyet e Joveskit për vendimin për suspendimin e Ruskovskës dhe mundësinë që ai të emërohet gjykatës kushtetues.
“Praktikisht prokurori fajin e ka hedhur ndaj prokuroreve të tija dhe ndaj tyre zhvillohet procedurë disiplinore dhe penale ndërsa nëse do ishte konsistent duheshe ta ndalojë procedurën kundër Policisë Financiare dhe ushtruesit të detyrës drejtor të saj, sepse nëse vërtetë ka keqpërdorime të rënda atëherë ajo procedurë është e kundërligjshme”, shtoi ai.
Ndryshe, Joveski gjatë bastisjes së prokuroreve për ndjekjen e krimit të organizuar në Policinë Financiare ka konstatuar një sërë parregullsish dhe ndaj tyre ka iniciuar procedurë disiplinore për shkak të dyshimit për gabim të rëndë profesional të qëllimshëm dhe të pajustifikuar. Joveski e suspendoi edhe prokuroren Vilma Ruskovska, e cila u ankua kundër vendimit dhe pritet që Këshilli i prokurorëve publikë të vendosë në ditët në vijim./Alsat.mk