Qytetarët e Shkupit konsumojnë rreth 570 litra ujë në ditë
Konsumi i ujit në Shkup, sipas të dhënave nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellës Kanalizime, në periudhën dimërore, tetor-mars, harxhohen 500 litra për banor në ditë ose mesatarisht prodhonte ujë rreth 268.000 m3 çdo ditë për të plotësuar nevojat.
“Edhe pse objektet ekzistuese i plotësojnë nevojat e qytetarëve të qytetit të Shkupit, kur bëhet fjalë për burimet natyrore, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta menaxhojmë natyrën dhe duhet t’i përdorim resurset e saj në mënyrë racionale dhe të ndërgjegjshme, të cilat janë të ekspozuara ndaj faktorëve të ndryshëm si p.sh. ndryshimet klimatike që rezultojnë me rritje të temperaturave, por edhe periudha të thata më të mëdha” – thone nga NP Ujesjelles dhe kanalizime-Shkup.
Objektet ekzistuese janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetarëve, por nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellës Kanalizime – Shkup thonë se po punohet në hulumtime për gjetjen e burimeve alternative të furnizimit me ujë, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, duke përfshirë zgjerimin e qytetit dhe shtimin e numrit të banorëve. Njëkohësisht, siç informojnë ata, kompania gjatë vitit të kaluar dhe tani janë duke punuar në rivitalizimin e kapaciteteve ekzistuese të puseve që janë në posedim të saj.
Njëkohësisht, siç informojnë ata, kompania gjatë vitit të kaluar dhe tani janë duke punuar në rivitalizimin e kapaciteteve ekzistuese të puseve që janë në posedim të saj.