Dy persona nga Haraçina dhe një nga Shkupi përfundojnë në pranga, sulmuan fizikisht dy persona nga fshati Bllacë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pas mesnate ka arrestuar dy persoan nga Haraçina dhe një tjetër nga Shkupi pasi të njëjtit dyshohet se një ditë më herët e kanë sulmuar fizikisht një 24-vjeçar nga fshati Bllacë.
“Me datë 19.08.2022 në ora 00:25 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë të stacionit policor Qendër i kanë privuar nga liria H.A.(20), G.M.(41), të dy nga fshati Haraçinë-Shkup dhe S.F.(31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se më datë 18.08.2022 rreth orës 22:00, me send të fortë kanë sulmuar fizikisht I.J.(24) nga fshati Bllacë dhe J.R. dhe kanë dëmtuar veturën e I.J. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës”, thonë nga MPB.