Maqedoni

Qeveria miratoi propozimet e ministrit të shëndetësisë

Sot në seancën e 70-të të Qeverisë, me propozimet e Ministrit të Shëndetësisë u miratuan rekomandimet për uljen e reziqeve nga temperaturat e larta, që do të zgjasin dy ditë, 18-19.08.2022 (e enjte dhe e premte):

✅ Lirim nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
✅ Fëmijët në kopshte të mos kenë aktivitete fizike nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
✅ Sektori privat të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe shmangia e qëndrimin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.