Në Sanxhak pllakë përkujtimore për viktimat shqiptare nga Sllupçani e Kumanova
Nesër në Novi Pazar, me datën 13 gusht në varrezat “ Gazillar” (aty edhe ku janë të varrosur 144 luftëtar shqiptar që ranë në mbrojtje të qytet nga tre sulmet çetnike) të qytetit të Novi Pazarit e shpaloset një pllakë përkujtimore kushtuar familjes së Mumin efendi Hatiti , i diplomuar në Al-Azhar Kairo, me prejardhje nga Slupçani i Kumanovës i cili ka qenë gjykatës sheriatik, para dhe gjatë Luftës së dytë botërore në Kosovë dhe Sanxhak. Ai me familjen, për veç një vajze 6 vjeçe kanë ra viktimë e bombarimeve të qytetit të Novi Pazarit nga aviacioni të forcave aleate.
Kjo familje është familje dëshmorësh pasi që edhe vëllau i tij Mulla Sadiku ka qenë i pushkatuar si antikomunist dhe luftëtar i ballit kombëtar me Sul Hotlën.
Këtë organizim e ka financuar vajza e tij Refahetja, e cila si 15 vjeçare është marr nga axha i sajë dhe sot e kësaj dite jeton në Maqedoni. Këtë aktivitet do të jetë i përfshirë unë kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”, një familjar i viktimave , dy persona nga Kumanova dhe Këshilli Nacional Boshnjak.
Pllaka vendoset në vendin ku supozohet se është varrosur kjo familje shqiptare.
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”
Ismet Azizi, kryetar