Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,34% në raport me vendimin e datës 08.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 4,114%, te nafta për 2,263%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,513% dhe te mazuti ka ulje për 1,290%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojn.
Nga data 12.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,786 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,005%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 12.08.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.