Sela viziton Feta Alimin në Orizare, e uron për nipin e vogël Fetain
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka vizituar Feta Alimin, njeriun që i shpëtoi jetën në ngjarjen e 27 prillit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Feta Alimi.
“Ziadini me Fetain e vogël e Fetain e madh! Sot na vizitoj familjari jonë nga Livadhia e Strugës! Ishte kënaqësi e madhe kur të rrethoinë njerëzit e zemrës që moti kohë nuk e kisha mundësinë të jem afër njerëzve të zemrës. Vlenë thënia: Çfarë duan njerëzit e ligë nuk thotë Zoti. Faleminderit familja e Ziadinit që na respektuat konakun!!”, ka shkruar Alimi.