Ilire Dauti: S’e kuptoj pse e kapi paniku BDI-në nga Ligji për shtetësi (Video)
Deputetja e koalicionit opozitar ASH-AAA, Ilire Dauti, thotë se nuk e ka të qartë përse BDI-në e ka kapur paniku nga mundësin e miratimit të Ligjit për shtetësi që u propozua nga opozita shqiptare. Në një intervistë për gazetën LAJM, deputetja opozitare tha se me këtë ligj do të zgjidhej problemi i shumë qytetarëve që padrejtësisht nuk e posedojnë shtetësinë dhe i bëri thirrje BDI-së, që të jep kontributin e saj që kjo çështje të mbyllet sa më parë.
“Nuk e kuptoj pse duhet t’i kap paniku në një moment kaq të rëndësishëm kur qytetarët më në fund do të kenë mundësinë që të gëzojnë një të drejtë që u është mohuar padrejtësisht shumë vite. Prandaj as që dua të merrem me deklarata të tipit të tillë por i kisha ftuar ata që të shohin çfarë mund të bëjnë në këtë drejtim edhe pse ata po të kishin qenë të gatshëm do ta kishin zgjidhur këtë problematikë dhe s’do të kishte nevojë që ne ta hapim këtë çështje. Se sa të dhënat në këtë shtet janë të sakta mundet vetëm shembulli i regjistrimit të meret, kur akoma nuk e kemi të saktë numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend”, tha mes tjerash deputetja Ilire Dauti. Intervistën e saj të plotë për gazetën LAJM mund ta ndiqni në videon më poshtë.