Shqiptari nga Amerika: “Partisë Socialiste Komuniste të Edi Ramës i ka hy frika në palcë nga Berisha dhe Meta”
Veprimtari shqiptar në Nju Jork të SHBA-ve, Ylber Pilku, shprehet mjaft optimist se në Shqipëri së shpejti do të kemi ndryshime pozitive. Pilku është i bindur se këto ndryshime do t’i sjellin bashkë lideri i PD-së, Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas Pilkut, PS, të cilën e konsideron parti komuniste, është kapluar nga paniku.
“Partisë Socialiste Komuniste të Edi Ramës i ka hy në palcë frika nga PHD Sali Berisha dhe nga zotëri Ilir Meta. Këta të dy do e kthejnë në Shqipëri demokracinë dhe lirinë.
Poashtu do e ndalojnë korrupsionin e lartë në Shqipëri, kurse diplomatët nuk do të marin asnjë euro ose dollarë prej tyre”, shkruan Pilku në Facebook.
Ai është aktiv në diasporën shqiptare në SHBA tani e 35 vite, kurse mjaft aktiv dhe i brengosur vitet e fundit është për “ngecjen e proceseve demokratike” në Shqipëri.