Maqedoni

Grubi: Japim përkrahje maksimale, më 20 Gusht votohet për udhëheqësi më të përgjegjshme në Tetovë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me ministra e zëvendës ministra kanë qëndruar në Tetovë duke takuar kështu shtabin komunal dhe duke dhënë përkrahje maksimale për zgjedhjet komunale të 20 gushtit.

Bashkë me kolegët e ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim takuam sot në Tetovë anëtarët e Shtabi Lokal Zgjedhor dhe bartësin e listës së këshilltarëve të BDI-së, Faton Ahmeti.

Ju shprehëm përkrahjen maksimale dhe qasjen tonë konstruktive për përmbushjen e të gjitha objektivave programore që janë zëri i kërkesave të tetovarëve.

Më 20 Gusht, Tetova voton për udhëheqësi më të përgjegjshme të këshillit që me përpikmëri do ti realizojë nevojat jetësore të tetovarëve.

Emrat e përzgjedhur të BDI-së si kandidatë për këshilltarë kanë kapacitetin e duhur dhe mbështetjen tonë të plotë për të qenë të suksesshëm në përgjegjësitë që i presin.