Do të na mallkojë edhe Zoti
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Gati çdo ditë kam rast të lexoj ca postime ose komente nga ca “intelektualë”. Në mesin këtyre ” intelektualëve” ka të profesioneve të ndryshme, por kur mbrëmë lexova ca komente të një ish funksionari që ka pas shumë poste gjatë karrierës së tij. Bashkëbiseduesi tjetër ishte një profesor me titull i cili gjatë tërë karrierës së tij kishte punuar në misionin më të shenjtë të mësuesisë. Më besoni po të ua kishit lexuar fjalët dhe fjalitë e tyre do të tmerroheshit. Po ju betohem në gjithçka se gabimet e tyre nuk do të i bënin asnjëherë as dy nxënës të klasës së dytë të shkollë fillore.
Ajo që ishte për çudi sa që ” intelektuali” që barti aq shumë funksione të larta gjatë karrierës së tij mori me qindra e qindra pëlqime. E çfarë të themi pas gjithë kësaj që nuk është i vetmi ky rast për të cilin po shkruaj në këtë shkrim timin të shkurtër, por raste të tilla kemi të shumta dhe çdo ditë po na shtohen edhe më tepër. A thua vallë deri kur do të i mbështesim të tillët të na prijnë neve si popull!?… Deri kur do të na udhëheqin gjysëm analfabetët!?… Deri kur fëmijët tanë do të na i mësojnë dhe edukojnë poashtu gjysëm analfabetat?!… A thua kur do të vijë koha kur antivlerat të ndëshkohen, ndërsa vlerat të vlerësohen?!… Deri kur do i gëlltisim si popull këto gjëra!?… Do të na mallkojnë male e fusha!.. Do të na mallkoj gjaku!.. Do na mallkojnë!… Do na mallkojnë varret!… Do të na mallkoj edhe Zoti!