Shqipëri

Meta në ditën e fundit si President: Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili sot dorëzon postin e tij ka thënë se për të ishte një nder dhe privilegj që t’i shërbente Shqipërisë.

Ai më tej ka uruar kombit shqiptar më të mirën, shkruan Zeri.info.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri