Maqedoni

Flet veprimtari shqiptar nga Amerika: PS po vjedh paratë e shqiptarëve, po i blen diplomatët!

Për veprimtarinë e dibranit Ylber Pilku në favor të kauzës kombëtare kemi shkruar disa herë. Mbi 35 vite jetë në SHBA ai pa ndërpre ka vepruar në favor të çështjes kombëtare, gjatë gjithë peripecive që i kemi kaluar si komb në fund të shekullit të kaluar dhe fillim të shekullit të ri.

Një gjë, që për momentin e brengos atë, janë zhvillimet në Shqipëri. Ai konsideron se qeverisja aktuale e PS-së po shndërrohet në diktaturë, kurse një proces të tillë negativ për Shqipërinë po e përkrahin edhe ca diplomatë.

“Mereni seriozisht që Shqipëria me të vërtetë është në rrezik të madh. Partia Socialiste po vjedhin para me të madhe nga Shqiptarët e po i paguan diplomatët e huaj që të mos ekzistojë fare opozitë dhe ta kthejnë diktaturën e komunizmit në vend”, thotë Pilku.
Ai shton se populli shqiptar ka fuqi për ta penguar kthimin e komunizmit.

“Na lodhën me grata e non grata. Kur popullata të përkrah e të don gratat e non gratat nuk kanë vlerë. Vota e popullit vendos kush është grata e kush është non grata. Liri e Demokraci për tan Shqiptarët”, është porosia e veprimtarit dibran, Ylber Pilku.