Maqedoni

Dauti me kandidatët e ASH për Tetovën: Rinia e ardhmja e popullit, Evropa e ardhmja e vendit!

Kordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, pas miratimit të konkluzave për pranimin e propozimit francez, ka qëndruar në Tetovë prej ku ka prezentuar kandidatët e ASH-së për këshillin komunal. Me të rinjtë e Tetovës të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 20 Gushtit, Dauti ka publikuar një fotografi dhe një mesazh senzibilizues.

“Ardhmëria e vendit është Evropa, ardhmëria e popullit është rinia!
Vendi në BE dhe rinia në vend. Sot me deputetët në Kuvend shpëtuam integrimin në BE, më 20 Gusht me këtë rini do ta shpëtojmë Tetovën”, ka shkruar deputetja Ilire Dauti.