Maqedoni

LSDM: Krahasimi i BE-së me nazistët është i dënueshëm, Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të kërkojnë falje

“LSDM-ja dënon krahasimin e Bashkimit Evropian dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, me nazistët dhe regjimin nazist, të bërë nga foltorja parlamentare nga VMRO-DPMNE.

Është skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Hristijan Mickoskit të fyejn drejtpërdrejt miqtë tanë në Bashkimin Evropian dhe dëmtojnë reputacionin e shtetit.

VMRO-DPMNE-ja përveç që ka punuar kundër interesave të Maqedonisë dhe qytetarëve, ka qëndruar edhe kundër gjithë Bashkimit Evropian.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE të kërkojnë falje për këtë sjellje skandaloze, të heqin dorë nga destruktiviteti, veprimet antievropiane dhe manipulimi i opinionit me gënjeshtra dhe të pavërteta”, thuhet në reagimin e LSDM-së.