Kolumna

Ursula Von der Leyen, eurointegrimet dhe realiteti shqiptar këtu në RMV

Ejup Berisha

Ursula Von der Leyen Urdhëroni në BE, kundërshtarët e eurointegrimeve në RMV Jo asesi faleminderit.

Ursula Von der Leyen Kryetarja e Komisionit Europjan dje e vizitoi Shkupin. Ajo këtu pati takime me përfaqsuesit e kreut më të lartë shtetrorë Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Dimitar Kovacevski dhe me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Kryetarja e Qeverisë së BE-së u takua edhe me kryetarin e Partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski. Ursula Von der Leyen në Shkup ka udhëtuar dje për të na bërë ftesë që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europjan apo më konkretisht për ti bindur refuzuesit e marrëveshjes Europjane këtu që ta pranojnë të njëjtën dhe të heqet vetoja e Bullgarisë me qëllim të hapet rruga për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit tonë në BE. Disa euro skeptikë këtu në Shkup e kundërshtojnë marrveshjen europjane duke thënë se prek gjuhën, identitetin, si dhe vecoritë historike e kulturore të maqdonasve. Përfaqsuesja më e lartë e BE-së para opinionit më të gjërë në Maqedoni gjat fjalimit të saj në Kuvendin Republikan dha garanci serioze dhe bindëse se me marrëveshjen nuk kontestohet asnjë qështje qē i shqetëson partitë opozitare dhe euroskeptikët e tjerë këtu në RMV. Ne si duket jemi shteti i parë ku një përfaqësuese më e lartë e Bashkimit Europjan vjen dhe jep garanci për tu antarsuar pa frikë dhe pa brenga në BE. Por kot ajo këtu dje u prit me protesta dhe kundërshtime të ashpra të organizuara nga partitē opozitare si VMRO-DPMNE e Majta dhe disa organizata qytetare. Hahahaha sa qesharake Bashkimi Europjan përmes përfaqsueses më të lartë të saj ketu në RMV na fton duke na thënë Urdhëroni antarsohuni në Bashkimin Europjan ndërsa disa prej atyre euro-kundërshtarëve që protestonin në godinën e Kuvendit të Republikës dhe jashta tij dje përfaqsueses së lartë të KE-së Ursula Von der Leyen i thonin Jo asesi. Në Amerikë thonë asnjëher mos thuaj jo apo Never say never. Posaqërisht nuk duhet thënë jo për mundësitë dhe gjërat e bukura që mund të ndodhin në jetë. Një gjë e tillë e bukur është gjasa që ne na jepet tani së fundmi që të mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Europjan dhe këtë gjasë ne nuk duhet humbur asesi por duhet shfrytëzuar rastin që menjëher të bëhemi pjesë e familjes së madhe europjane. Këtë duhet bërë pasiqë në rrethana tjera ne nuk do të kemi mundësi as të mendojmë se do të bëhemi pjesë e BE-së për shkaqet që tani më i dinë ata që i kuptojne realitetin dhe rrethanat e procesit të antarsimit të shteteve të reja në BE. Dhe ne shqiptarët kemi një shprehje tjetër ajo është Duhet tia dishë hallin apo fuqinë vetvetes. A e di dikush se kush jemi ne realishtë këtu në RMV dhe sa fuqi dhe ndikim real kemi në rrjedhat politike në rajon dhe botë. Ne pra për hirë të realitetit duhet pranuar se nuk kemi kurrfar fuqie dhe ndikimi askund nëpër rrjedhat që i përmenda më lartë përpos cmendurive që i bëjmë në rrjedhat e brendëshme politike në vendin tonë, a e dini pse sepse politika te ne është e pakontrolluar dhe e pakufizuar flas për kontrollë dhe kufizime institucionale. Pradaj duke i pasur parasyshë këto gjëra duhet ulur bishtin dhe pa hamendje duhet pranuar ftesën për tu bërë pjesë e BE-së sepse vetëm atje ne do të jemi më me ndikim dhe më të fuqishëm dhe më të konsoliduar.

Eurointegrimet dhe realiteti shqiptar këtu në RMV

Maqedonasit këtu në RMV publikishtë u deklaruan sa i përket antarsimit të vendit në BE. Sipas kësaj një pjesë e madhe e tyre janë Për antarsim në BE, një pjesë e vogël janë kundër apo janë shprehur për ruajtjen e lidhjeve me shtete tradicionale që tanimë dihen. Atëher pse ne si shqiptarë nuk identifikohemi sincerisht dhe realisht për cfar dhe për kë anojmë në qështjet integruese. Realisht nuk mund te jemi njëqind përqind për antarsimin në BE. Pse e lejojme manipulimin e disave me ne lidhur me këtë qështje. Duhet nda shapin nga sheqeri pra unë nuk besoj se të gjithë shqiptarët e RMV-së janë për antarsim në BE. Pra vlersoj se atë që e bëjnë pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase është më e sincertë dhe më korrekte. Por megjithatë është mirë që shqiptarët me shumice bindëse janë për antarsimin e RMV-së në BE por ajo që duhet të bëhet duhet identifikuar ata shqiptarë që realishtë janë kundër antarsimit në BE vlersoj se ka edhe të tillë në mesin tonë por që duhet të deklarohen hapur.