Pse kaq zhurmë dhe frikë nga marrveshja franceze-europjane këtu në RMV
Shkruan: Ejup Berisha
Vetëm antarsimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europjan e ruan unitetin, tërësinë teritorale, sovranitetin, stabilitetin si dhe bashkjetesën në vendin tonë. Kjo njëherit është alternativa e vetme që shtetin dhe qytetarët e vendit tonë do ti lëvizë përpara dhe të njëjtët do ti afron drejt një të ardhme më të mire e më përparuese. Maqedonia e veriut jo qe nuk ka alternativa të tjera por tani për tani vetëm anëtarsimi në BE është zgjidhje më e mire, me e pranueshme dhe me premtuese, pra te gjitha alternativat e tjera përpos BE-së për RMV-në dhe ne qytetarët që jetojmë në të janë jo të mira, të dëmshme dhe humbëse.
Prandaj duhet lënë anash inatet dhe kundershtimet joracionale politike dhe subjektet politike opozitare duhet të bëjnë përpjekje që ta pranojnë propozimin Francez-europjan bashk me protokolin me qëllim që të zgjidhen qështjet e hapura me Bullgarinë dhe vendi yne ti filloje sa më shpejtë bisedimet për antarsim e plote në Bashkimin Europjan. Këto bisedime le të hapen sa me shpejtë që është e mundur pasiqë cështjet kontestuese te shtetit tone me Bullgarine ateher do të zgjidhen nën ombrellën dhe nën perkujdesjen e autoriteteve zyrtare të BE-së. Mendoj se këto autoritete do të ndihmojnë ne lehtesimin e gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme dhe për eliminimin e atyre që e pamundesojnë arritjen e marrveshjeve për zgjidhjen e qështjeve të hapura me shtetin fqij e që janë pengesë për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarsimin e shtetit tonë në BE. Ne kemi shpresë se dialogu Maqedoni e veriut-Bullgari nën udheheqjen e BE-së do të jetë më efikas, me efektiv dhe më i besueshëm pasiqë palët do të arrijnë që me shpejtë dhe në mënyrë më të arsyeshme ti tejkalojnë dallimet dhe ti zgjidhin qështjet të cilat i rëndojne dhe i kanë rënduar edhe më herët mardhëniet dypalëshe fqinjësore. Me këtë rast duhet theksuar se BE nuk është e papërvojë në qështjet e ndërmjetësimit në kontestet mes shteteve në marëdhëniet politike ndërkombëtarre dhe kjo organizatë ndërkombëtare me sukses ka udhehequr disa procese të ndërlikuara të bisedimeve dy palëshe dhe shumpalëshe në arenën ndërkombëtare nga të cilat kanë dalur marrveshje të rendesishme, të vlefshme dhe të zbatueshme ndërkombëtare.BE në vitin 2001 bashk me SHBA-të me vendosmëri dhe me përkushtinin më të madh e kanë lehtesuar procesin e arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit me të cilën ujdi përfundoi konflikti i armatosur shtatë mujor në vendin tone dhe u rivendos paqa e rrezikuar nga luftimet mes forcave të armatosura të UQK-së dhe forcave të armatosura policoro-ushtarake të RM-së. BE gjithashtu ne vitin 2014 ka udhehequr me sukses një prej proceseve jo vetëm me te veshtira e me te nderlikuara por do te thoja edhe më të rrezikshme të ndermjetsimit ate të negociatave për kthimin e rregullit, rendit dhe stabilitetit në Ukrainë në kohen kur në Kiev kishin shpërthyer demonstratat e partive opozitare me orientim pro perendimor të cilat atehër sollen largimin nga pushteti të forcave politike pro-ruse në Ukrainë. Ate kohe me ndermjetsimin e sukseshëm të BE-së ështe shmangur mundësia e shperthimit të një lufte të mundshme qytetare në Ukrainë. Zhurma dhe friga nga miratimi i marrëveshjes europjane këtu te ne në RMV duhet të shmanget për faktin se Bashkimi Europjan gjithashtu ka inicuar Procesin e Berilinit.
Ajo këtë e ka bërë per ta ndihmuar dhe lehtësuar antarsimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE si dhe për ti përmirsuar mardheniet mes shteteve të këtij rajoni ku bëjnë pjesë edhe shteti ynë RMV me RB me qëllim që qështjet kontestuese mes tyre të zgjidhen përmes dialogut, bashkpunimit dhe marrveshjeve e jo përmes kundërshtimeve, konfrontimeve, përdorimit të forces dhe imponimeve të vullnetit.
Prandaj, konsideroj se zhurma dhe frika e partive opozitare këtu te ne janë të tepërta dhe të panevojshme në kete proces shumë të rëndësishem për shtetin tone e jo për Bullgarinë sepse ky shtet tanimë pesembedhjetë vite është shtet antar i BE-së më të drejta të barabarta me Gjermaninë dhe me Francën si shtete themeluese të BE-së dhe gjithmonë shtylla kryesore të saj për dallim prej shtetit tonë RMV-së që nuk është i barabartë as me Malin e Zi si shtetin më të vogël të rajonit të Ballkanit Perendimorë.