Rajon - Botë

Serbia po zhduket, numri i banorëve bie nën 7 milionë

Ministria serbe për përkujdesje familjare dhe demografi sot vlerësoi se Serbia po përballet me “pasqyrë jashtëzakonisht të rëndë demografike” dhe se është fakt që numri i banorëve ka rënë nën 7 milionë.

“Numri i të vdekurve po rritet në raport me foshnjet e sapolindura, kurse vetëm gjatë vitit të kaluar vendi ynë humbi mbi 74 mijë banorë, që është një qytet me madhësi sa Zrenjanini”, ka njoftuar kjo ministri duke marë për shembull një qytet në Vojvodinë.

Prej atje kanë paralajmëruar se viti 2022 do të jetë edhe më “i vështirë” sa i përket lëvizjeve demografike.