Maqedoni

Qyteti i Shkupit shkarkon drejtorin e N.P Higjiena Komunale

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e ushtruesit të drejtorit të Higjienës komunale, raporton KlanMacedonia.

Shkarkimi i Enuzit ndërlidhet me incidentin e sotshme tek sheshi Skënderbeu në protestën kundër propozimit francez.

“Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimt të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit. Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës”, thuhet në njoftimin e qytetit të Shkupit./KlanMacedonia/