Gjykata Administrative bëhet me objekt të ri, solemnisht e hapi edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi
Pas 15 vitesh Gjykata Administrative në Shkup bëhet me objekt të ri, salla të reja të gjykimit me standardet evropiane, qendër për mediume, sallë të konferencave dhe shumë hapësira tjera për stafin e kësaj gjykate që gjendet në objektin 7-katësh të ish Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton Agjencia e Lajmeve ALBANIAN.MK
Ndërtesa në përdorim u lëshua nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë, si zv/kryeministri i parë Artan Grubi, ministri i policisë, Spasovski, ministri Tupancevski, zv/ministri Agim Nuhiu dhe shumë funskionar të lartë të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorive në Maqedoninë e Veriut si dhe personaliteteve të larta nga jeta akademike dhe publike
https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DZfH4L_c731s%26ab_channel%3DAganJakupi%26fbclid%3DIwAR2F2VaeTeb38UBer1spM-RK693zPXo6MF-ZxtoKlhrhuMf83Bug5mc2Kdk&h=AT2WCBvX-yGAEYEYwc6DBg_gSpnVQDgEl1tqFrFlfvwyETClbnnZd2XnrNrE820ACTPhH7auyVxw-GMfUgqLIi16WG4lF_ya2aFs3ZItML-1eDUlYanU2a44C4Zf9gS0DNk
Me këtë rast, mes tjerash kryetari i Gjykatës Administrative, m-r Burim Sejdini theksoi se stafi prej 27 gjykatësve dhe personelit ndihmës nga dita e sotme do të kenë mundësin që punën e tyre t’a bëjnë në mënyr edhe më profesionale, në kushtet me standardet evropiane, pasi në godinën e re janë investuar për renovime mbi 50 milion denarë nga Këshilli Gjyqësor Republikan.
“Sot me krenari mund të themi për Gjykatën Administrative se ajo i disponon të gjitha parakushtet që janë të nevojshme për avancimin dhe përsosjen e punës gjyqësore. Në fakt, bëhet fjalë për kushte në favor të gjyqtarëve të cilët për çdo ditë marrin vendime, si dhe në favor të administratës gjyqësore, si logjistikë e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative, të cilët arbitrojnë drejtësinë – vendimet e të cilëve në mënyrë të pashmangshme ndihmojë në respektimin e vlerave demokratike, të vlerave themelore të Kushtetutës si dhe në përmbushjen e standardeve evropiane dhe, në përgjithësi, në inkurajimin e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror të vendit tonë”, ka deklaruar mes tjerash në fjalimin para të pranishmive, kryetari i Gjykatës Administrive, m-r Burim Sejdini.
Ndërkoh, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Republikan, Pavlina Cërvenkovska theksoi rëndësin për investimet kapitale në objektet e gjykatave.
“Ne, nëqoftëse presim ndarje të drejtësisë(gjykim) në mënyrën më të pavarur,më të përgjegjshme dhe më transparante, atëher Ne jemi të obliguar që t’ju mundësojm kushte për ato,përmes akteve nënligjore që nënkupton një model i ri dhe mënyr tjetër e veprimit, si dhe krijimi i hapësirave ndryshe të vendeve të punës,e kjo nënkupton kushte normale për punë, ashtu siç kemi nga dita e sotme në Gjykatën Administrative”, ka theskuar Cërvenkovska.
Edhe ministri i Drejtësisë, Tupançevski vlerson lartë punën e Gjykatës Administrative në Shkup, ndërsa theksoi se objekti i ri do të mundëson kushte më të mira për të gjithë aktorët që ndajn drejtësin tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Koja shprehu gatishmërin se do të vazhdoj të ndihmoj proektet për Gjykatën Adminitrative në rrugën e saj për të rritur transparancën dhe besimin tek qytetarët.
Në këtë drejtim OSBE ka financuar MEDIA QENDRËN tek Gjykata Administrative.
Megjithatë, Gjykata Administrative është gjykatë ku qytetarët dhe të interesuarit tjerë mund të fitojnë drejtësinë, nëqoftëse organet shtetërore i kanë shkelur ligjet. Si në denacionalizim, doganë, tatime,pronësi intelektuale, të drejtat sociale,kadastër, polici,zgjedhje dhe shumë sfera tjera.
Ndryshe, vizioni për të pasur objektin e vet Gjykata Administrative ishte e kryetarit aktual,Burim Sejdini i cili i përkushtuar plot 5 vite arriti që Qeveria t’ia ndaj para disa vitesh ish objektin e MPJ-së.
KUSH ËSHTË BURIM SEJDINI?
BURIM SEJDINI, KRYTETARI I GJYKATËS ADMINISTRATIVE QË TË BËN KRENAR NË ORGANIZIMIN E NDARJES SË DREJTËSISË
Burim Sejdini është kryetari i Gjykatës Administrative që të bën krenar me menaxhimin profesional të një ndër gjykatave më të ndieshme për të ndar drejtësin në favor të qytetarit ku institucionet shtetërore i kanë shkelur ligjet raporton ALBANIAN.MK
Burim Sejdini mori arsimin e mesëm në Kërcovë dhe më pas u regjistrua në universitetin më prestigjoz në Maqedoninë e Veriut, në Universitetin” Shën Cirili dhe Metodi” në Fakultetin Juridik në Shkup ku u diplomua në vitin 2004.
Ai studioi mirë dhe madje edhe atëherë që i ri u dallua nga aftësitë e tij organizative, ishte një pjesëmarrës aktiv në jetën shkollore dhe studentore.
Si një person zemërbardhë, Burim Sejdini planifikoi të hynte të studionte mjekësinë dhe më vonë të bëhej mjek.
Ai ndryshoi mendje pothuajse në momentin e fundit dhe shkoi të studioj drejtësinë.
Nën ndikimin e babait të tij, i cili këmbëngulte vazhdimisht për rëndësinë e ruajtjes së rendit, djali vendosi të bëhej jurist.
Ai u diplomua me nderime, duke kultivuar një respekt të thellë për familjen dhe vendbanimin.
Pas diplomimit,angazhimit i parë në punë ishte në Komunën e Zajasit të Kërcovës. Puna e parë pas mbarimit të studimeve,në vitin 2004 ishte pozita e këshilltarit për punë normative dhe juridike në komunën e Zajasit. Një vit më von u avancua në pozitën e udhëheqësit të njësisë për punë të përgjithshme publike dhe normative-juridike.
Duke marrë detyrën e sekretarit të Komunës në vitin 2007-2013 nisi një betejë të madhe që Komuna e Zajasit të jetë model që t’ju zgjidh problemet banorëve lokal në infrastrukturë, arsimim, shëndetësi, katastër dhe nevoja tjera jetike.
Politika për përmërsimin e jetës të banorëve të komunës së Zajasit u bazua në teorinë e “qytetari në rend të parë”, që do të thotë një betejë e vazhdueshme të përmirsuar kushtet dhe shërbimet për një jetë më të mirë.
Arritjet në infrastrukturë, ekonomi lokale kanë qenë po aq mbresëlënëse.
Si rezultat i reformave, Komuna arriti një sukses të madh.
Më vonë, në vitin 2013 për shkak të rezultateve të shkëlqyeshme, Burim Sejdini e sfidoi veten duke konukuruar për gjykatës në Gjykatën Administrative në Shkup. Në po të njëjtin vit,ai u zgjodh për herë të parë gjykatës.
Më vonë,Burimi në vitin 2013 u zgjodh kryetari i Gjykatës Administrative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga viti 2013 e deri më sot, Burim Sejdini është i përfshirë në ndarjen e drejtësisë të qytetarëve që kanë kontest me organet shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.
Burim Sejdini vazhdon edhe karrierën akademike, ku në vitin 2019-të merr edhe titullin magjistër i shkencave juridike në fushën e të drejtës penale.