Huamarrje prej 192 milionë eurove për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe ndërtimin e EF Osllomej 2
Ministria e Financave njofton se sot është nënshkruar huamarrja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mjetet financiare për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Në Qeveri gjithashtu u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës. Në nënshkrimin e huamarrjeve ishin prezent ministri i Financave, Fatmir Besimi, euroambasadori David Geer, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH-it, Susan Goranson dhe shefi i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut Andi Aranitasi.
“Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro mjete grant nga instrumenti WBIF ose gjithsej 222 milionë euro, përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MF-së.