Maqedoni

Deputetja e ASH Ilire Dauti tregon se kë e shau dhe ofendoi Talat Xhaferi në gjuhën maqedone

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, shkruan InfoShqip.
Në interpelancën e ngritur nga VMRO-DPMNE ka folur edhe deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ku në fjalimin e saj deputetja tregoi se kush ishte personi që kohë mëparë kryeparlamentari Talat Xhaferi e shau dhe ofendoi në gjuhen maqedonase.
“Pra opinioni e dëgjoi që Talat Xhaferi shau dhe ofendoi ata puntorë të cilët janë të punësuar këtu në kuvend. Por opinioni nuk e ka marrë vesht se kë shau në gjuhën maqedone Talat Xhaferi. A ishin shqiptarë ata të cilët ai i shau në gjuhën maqedone. Simbolika e sharjes në gjuhën maqedone të një shqiptari do të thotë shumë“, tha në fjalimin e saj deputetja e opozitës shqiptare Ilire Dauti.

Sharjet dhe ofendimet ndaj punonjësve të kuvendit që i referohet deputetja Ilire Dauti janë bërë në seancën parlamentare të datës 12 Maj, ku Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.
Për më shumë në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e plotë të deputetes nga ASH Ilire Dauti./InfoShqip.com