Skandaloze, Ibra bashkëpronar i një kompanie bastesh
Pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Parmës dhe akuzave për thyerjen e rregullave anti-Covid me drekën në një lokal të dielën e shkuar, nga Suedia vjen një tjetër skandal. E përditëshmja “Aftonbladet” raporton se Zlatan ka thyer kodin etik të FIFA-s dhe UEFA-s pasi është bashkëpronar i një kompanie bastesh sportive, “Bethard.com”, me qendër në Maltë.
Si FIFA dhe UEFA nuk ju lejojnë futbollistëve që marin pjesë në kompeticionet e tyre të kenë interesa financiarë në kompani të këtij lloji. Fakti që Ibra disponon akoma kuota të “Bethard” i është konfirmuar gazetës suedeze nga adminstratori i deleguar i kompanisë, Erik Skarp, për “Aftonbladet”.
Nga verifikime të mëtejshme del se shoqëria “Unknown AB” e Zlatan ka rreth 10 % të aksioneve të Gameday Gruop PLC, që është e vetmja shoqëria aksionere e “Bethard”.
Duke qenë se rregullat e FIFA-s aplikohen në të gjitha kompeticionet e saj, dhe rregullat e Uefas në të gjitha kompeticionet e organizmit europian, në shënjestër kanë përfunduar si ndeshjet kualifikuese të Botërorit ku ka marrë pjesë së fundmi Zlatan, i sapo kthyer në kombëtare, ashtu dhe ndeshjet e Europa League. Zlatan Ibrahimovic në rast se do të konfirmohet gjithcka ligjërisht rrezikon nga FIFA një dënim që nis nga një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh, deri te pezullimi nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për një maksimum prej 3 vitesh. (Supersport)