Maqedoni

Zyrtari i BDI-së sulmoi fizikisht një 56 vjeçar (Foto)

Këshilltari i BDI-së në qytetin e Ohrit fizikisht ka sulmuar një 56 vjeçar, kanë deklaruar per faktor.mk të punesuar në komunën e Ohrit, të cilët kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë okularë.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur gjatë ankandit për pikat shitëse afër bregut të liqenit. Siç shkruan Faktor, këto pika tradicionalisht në ankand i fiton Huseini dhe gjoja incidenti ka ndodhur për shkak se edhe 56 vjeçari ka marë pjesë në ankand.

Rasti është shenuar edhe në raportin ditor të policisë së Ohrit.

“Më datë 21.06.2022 rreth orës 15.30 minuta në rrugën ‘Dimitar Vllahov’ në Ohër është shkelur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik të kryer nga N.U. ndaj T.V. (56), të dy nga Ohri. Ndaj sulmuesit do të ngritet padi adekuate”, thuhet në raportin e SPB Ohër.

Faktor shkruan se Useini në vitin 2019 ka sulmuar edhe këshilltarin e Levizjes Besa, Xhemal Mena.