Maqedoni

(VIDEO) Ali Ahmeti: Kam shumë takime me ambasadorët e Rusisë dhe Sërbisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar publikisht se ka pasur takime të shumta me ambasadorët e Rusisë dhe Sërbisë në Shkup. Ai këtë e ka konfirnuar gjatë promovimit të fundit të librit të Enver Hoxhajt në Prishtinë, ku thotë se ky libër i ka kthyer kujtimet nga këto takime.

“Enveri na ofron një analizë ku tek unë ka ngjall, apo ma ka rikthyer kujtesën nga takimet që kam pasur me diplomatë të ndryshëm, por në veçanti ma ka freskuar kujtesën në takimet që kam pasur me ambasadorët rus në Shkup, po edhe një takim që kam patur me ambasadorin e Sërbisë gjithashtu në Shkup”, u shpreh Ahmeti.

Takimet me ambasadorët rus dhe serb, Ahmeti i pranon për herë të parë, ndërsa për një kohë të gjatë eksponent të partisë së tij kamë akuzuar opozitën shqiptare për të njëjtën.

DON’T MISSPagesa e pensioneve fillon më 28 qers