A janë ulur çmimet e produkteve bazë? Bekteshi: Të jem i sinqertë, jo sipas pritjeve tona
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kufizimi i marzheve tregtare për disa produkte bazë nuk ka ulur çmimet në nivelin që prisnin autoritetet, përcjell TV21. Bekteshi tha se do të zgjerohet lista e produkteve ndaj të cilave do të kufizohet marzha tregtare, pas çka autoritetet do të dalin me raport të detajuar.
“Ne në bazë ditore e ndjekim dhe marrim raport nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Te disa produkte ka ulje të çmimeve, a janë ulur sipas pritjeve tona, të jem i sinqertë, jo. Por, shtesë e di që do të zgjerohet vendimi, me siguri gjatë javës tjetër”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.