Regjistrohen 91 raste të reja me virus në Maqedoninë e Veriut
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.067 testime për Covid-19, me ç’rast janë regjistruar 91 raste të reja.
Shkup – 65, Kumanovë – 8, Manastir – 6, Ohër – 4, Prilep dhe Kavadar – nga 2, Tetovë, Veles, Gostivar dhe Shtip – nga 1.
Nga numri total i pozitivëve (91), janë regjistruar 23 riinfeksione.
Janë regjistruar 67 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.073.238 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.050, numri i të shëruarve është 303.354, numri i të vdekurve është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 374.