Maqedoni

Dude Balje ka një restorant në Shkup, a do të hapë një edhe në Strugë? (Foto)

Dude Balje publikisht në mediume ka thënë se burri saj është biznesmen dhe aktualisht ka një biznes në Maqedoninë e Veriu.

“Burri është biznesmen dhe e kemi familjarisht një restorant në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje e kemi edhe vajzën”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini.

Para disa ditëve ajo ka realizuar vizitë në Strugë, ku është takuar me kryetarin e komunës Ramiz Merko.
Meqë veprimtaria politike e Baljes nuk ka gati asgjë të përbashkët me veprimtarinë politike të Merkos, në rrjetet sociale ka pasur shumë komente ku është theksuar dyshimi se ndoshta biznesi familjar është shkaku për këtë takim të papritur. Shumë prej tyre parashtrojnë pyetjen nëse pas Shkupit, Dude Balje ka plane për hapjen e ndonjë restoranti edhe në Strugë, qytetin perlë turistik buzë Drinit dhe liqenit të Ohrit.
Kumtesa e lëshuar nga komuna e Strugës nuk jep përgjigje në këto dilema të ngritura.

“Kryetari Ramis Merko sot mirëpriti në takim zyrtar, deputeten kosovare Duda Balje dhe njëherit kryetare e Bashkimit Socialdemokrat në Kosovë.

Në takim natyrisht që Baljes ju prezantua Struga dhe u diskutua për tema të ndryshme ku theks i veçantë u vendos për bashkëpunimin e ndërsjelltë, posaçërisht në nivel lokal”, thuhet në kumtesë.
Mirëpo fotografitë e publikuara nga takimi tregojnë qartë se nëse deputetja Balje vendos të hapë ndonjë biznes në Strugë me bashkëshortin e saj, ata do ta kenë përkrahjen e parezervë të parit të komunës.