Maqedoni

Ndërtesat në qendër të Shkupit, arkitektët injorojnë peticionin e qytetarëve

Peticioni i qytetarëve kundër ndërtimit të tre kullave te parkingu përballë Hotel Holidaj In nuk arrin te investitori. Kompleksi do të ndërtohet, sepse sipas arkitektëve që hartuan të gjithë projektin, reagimet e qytetarëve ishin kundër, siç thonë ndërtesave të mëdha 60-katëshe. Arkitektët janë të mendimit se publiku është manipuluar.

Peticioni, me sa di unë, thotë “Jo, blloqeve të betonit në masë, ose monstrave “, dhe jo për të mos ndërtuar, ose për të ndaluar ndërtimin. Mendoj se publiku duhet të shohë nëse është manipuluar apo jo – tha Jana Gugulovska, arkitekte e projektit.

Ajo se sektori civil dhe një pjesë e publikut ekspert është kundër çdo lloj ndërtimi në këtë pjesë të qytetit, konfirmohet nga letra dërguar sot Kryeministrit Zoran Zaev, nga një grup i organizatave të shoqërisë civile, profesorë dhe arkitektë. Ata kërkojnë Qeveria ta mbështesë pezullimin e Komunës Qendër për rishikimin e Planit Detal Urbanistik, si dhe të gjitha planet e tjera të detajuara urbanistike, që janë provuar nga analiza e ekspertëve se nuk janë në përputhje me PDU-në, dhe kështu janë katastrofale për qendrën e Shkupit dhe qytetarët.

Ne besojmë se ky vend meriton një konkurs të hapur arkitektonik, dhe një proces maksimal përfshirës në miratimin e planit. Lagjja e qytetit “Novo Maalo 2”, është vendi i fundit, më i madh, i pandërtuar në qendër të qytetit. Është shansi përfundimtar për Shkupin, që duhet të përdoret në emër të qytetarëve, dhe jo në interes të investitorëve – thuhet mes tjerash në letrën drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Në Kompleksin e ndërtesave është planifikuar të jetojnë mbi 1200 persona. Autoritetet për momentin nuk kishin informacion se sa do të kushtojë një metër katror hapësirë për banim, ose biznes. Plani nuk parashikon ndërtimin e shkollave dhe kopshteve për fëmijë, por me siguri do të ketë edhe private në vetë kompleksin, thonë arkitektët.

Do të ketë kopsht fëmijësh në secilin nga objektet, sepse banimi është në një nivel më të lartë, pra nuk bëhet fjalë për banime social – tha Martin Panovski, arkitekt i projektit.

Ndryshe, në parkingun te Holidaj In, është planifikuar ndërtimi i tre pallateve shumëkatëshe, edhe atë dy nga 22 përkatësisht 20 kate, të cilat do të përdoren për banim, dhe një me lokale afariste në 16 kate. Arkitektët sigurojnë se do të ketë vendparkime për rreth 1000 makina, gjelbërim në mbi 20% të sipërfaqes së përgjithshme, ku do të jetë kompleksi.