Maqedoni

Skandali i ministrisë së jashtme të Maqedonisë, ministri turk Çauvushogllu lëshoi Forumin në Ohër

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Türkiye-n, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij.

Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n.

Korrespodenti i Almakos njofton se edhe pse organizatorët kanë kërkuar falje dhe lëshimin e kanë quajtur teknik, kjo nuk e ka bindur ministrin Çavushoglu dhe ai në shenjë revolte ka lëshuar Forumin dhe është kthyer në Turqi, pa mbajtu fare fjalim edhe pse një gjë e tillë ishte paraparë në agjendë.

Paraprakish ai zhvilloi takime dypalëshe me pjesëmarrës të nivelit të lartë, si presidenti kroat Zoran Millanoviq, ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Investimeve Kapitale i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.