Kurrë nuk mund ta harroj atë tmerr dhe lotët që derdha në fëmijërinë time
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Shpërnguljet tek populli shqiptar janë të vjetra aq sa janë të lashtë paraardhësit e tyre ilirët, arbrit, shqiptarët. Edhe pse populli shqiptar mund të themi se përjetoi dallgë më të mëdha për shpërngulje, ai prapëseprapë e ruajti trungun e vet të lashtë mu aty ku i ka pasur në rrënjët e veta, ku tjetërkund pos në trojet e veta stërgjyshore.
Edhe unë mbaj mend kur nga familja e ngushtë e babait tim katër motra dhe dy vëllezër me familjet e tyre të ngushta u shpërngulën nga vendlija e tyre për në Turqi.
Nga e tërë familja e babait tim vetëm babai im nuk u shëprngul edhe pse iu bënë shumë presione që një ditë të i thotë lamtumirë vendlindjes.
Edhe unë si fëmijë përjetova presione të më të ndryshmet qysh në fëmijëri, edhe atë që nga viti 1954 e gjer më vitin 1960 kur prindit tim Sejdi Halit Jahiut iu bënë presione të mëdha që ta lëshoj vatrën e tij të lindjes dhe për të marrë rrugën famëkeqe të Anadollit.
Planet ishin të përgatitura në mënyrat më ç’njerëzore nga UDB-ja e asaj kohe të ndihmuar edhe nga dorë shqiptare. E unë edhe sot e kësaj dite i përkujtoj ato tortura që i ushtroheshin familjes sime që të e lëshojmë vendlindjen dhe atdheun e të parëve të mi. Asnjëherë nuk mund të e harrojë atë frik. Ato lotë që derdheshin nga sytë në fytyrën time njëmarake. Kurrën e kurrës nuk do e harrojë nënën time të ndjerë e cila më afronte paranë vetes.
Më i fshinte lotët, më përkëdhelte dhe më thoshte që mos të frikësohe. E unë edhe sot e kësaj dite nuk i harrojë ato lotë që më rridhnin nga frika ime që përjetova në fëmijërinë time së bashku me familjen time të ngushtë.
Skenari ishte aq mirë i përgatitur sa që çdo herë atë mbrëmje që gjuhej gurë në derë të dhomës apo në derën e hyrjes prindi ynë nuk gjendej në shtëpi e neve fëmijëve dhe nënën tonë të ndjerën për t’na frikësua që tërë natën të mos bëjmë gjumë.
Kur nuk do ta harroj atë tmerr dhe fytyrën e nënës sime e cila më merrte pranë saj duke më ledhatuar, duke mi fshirë lotët nga sytë që të mos frikësohem, dhe të mos qajë.
Nuk mbaroi vetëm me gjuajtje gurësh por së fundi u gjuajtën edhe fishek armësh në oborr, përdorën gjithëçfarë metodash e presionesh që një ditë edhe prindi im ti marrë plaçkat dhe të ik për në Turqi siç kishin ikur me mijëra e mijëra shqiptarë nga tortura prej trojeve të tyre shekullore, por ai edhe kësaj stuhie i përballoi që ne të mbetemi aty ku kishim lindur, rritur, mplakur e vdekur gjyshi, stërgjyshi…
Por, kësaj shpërngulje nuk do ti shpëtojnë dy xhaxhallarët e mi me familjet e ngushta të tyre dhe katër motrat e prindit tim me shumë nipa e mbesa…. Nga të gjithë këta, xhaxhai im Fehmi Halit Jahiu kishte presione dhe tortura pak para ikjes për në Turqi, ai ishte maltretuar, rrahur dhe burgosur.
Përgatitje skenarësh për ti lëshuar vatrat e tyre me presione shqiptarët patën edhe gjatë vitit 1951 kur me dhunë ua hiqnin grave dhe vajzave shqiptare mbulesat, kështuqë nga kjo ndjenjë shpirtërore njerëzore e fetare shqiptarët të shpërngulen.
Kjo ndodhi edhe në Orizare, por edhe këtë shtrëngatë e përballuan edhe orizarasit që të mbeten në vendlindjen e tyre.
Valë pas vale, skenar pas skenari do të vijnë edhe 1988 – 1989 do të merren aksione për rrënimin e rrethojave të shtëpive dhe mbylljen e atyre pak paraleleve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe.
Presione, tortura, burgosje, e çfarë jo metodash më çnjerëzore për shqiptarët. Kësaj dhune aspak nuk i shpëtuan edhe banorët e Orizares, por e kaluan edhe këtë fortunë me breshër, por përsëri i lëshuan edhe më thellë rrënjët në vendlindjen e të parëve të tyre, ku tjetërkund pos në tokën e tyre të lashtë në Orizare.