ASH sjell fotot e rrugëve të Strugës me gropa: Kjo është Zvicra e Ramiz Merkos (Foto)
Pas deklaratës së Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, në emisionin Klan Debat ku thotë se në rrugët e Strugës nuk ka asnjë gropë, madje e krahason me Zvicrën, i është përgjigjur Aleanca për Shqiptarët, me foto dhe fakte, duke kërkuar nga ai që të mos tallet me qytetarët e këtij qyteti.
“Qytetarë të nderuar,
Po ju prezantojmë me Zvicrën e Ramis Merko-s.
Gropa me forma dhe madhësi të ndryshme, që nga rrugët dytësore deri te qendra e qytetit!
Dhe ç’është më e keqja, kryetari i komunës vazhdon të tallet e të ironizojë nëpër intervista me dështimet e veta të cilat nuk shkojnë askund tjetër veçse në dëmin e atyre që çdo ditë i shkelin këto rrugë.
Kjo është agjenda e gjelbërt?!
#strugaqënukduam
Reagim nga grupi i këshilltarëve” -thonë nga ASH-Strugë