EShS: Numri i të vdekurve në Maqedoni është rritur për 10,7%! Arsyet më të shpeshta janë sëmundjet e zemrës dhe Covid-19
Numri i personave të vdekur në vend vjet është rritur për 10,7 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe arrin 28.516. Numri më i madh janë të gjinisë mashkullore edhe atë 15.155 ose 53,1 për qind. Numri i foshnjave të vdekura arrin 85, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur arrin 0,3 për qind në 100 persona të vdekur, kumtoi Enti Shtetëror për Statistika.
Sipas muajit, numri më i madh i rasteve janë evidentuar në prill (3.212).
Mosha mesatare tek personat e vdekur të gjinisë mashkullore është 71,6 vjet, ndërsa te gjinia femërore është 3,6 vjet më e lartë.
Më tepër të vdekur janë regjistruar me probleme me sëmundje të sistemit qarkullues – 35,9 për qind dhe më pas janë rastet tek të cilët si arsye për vdekje paraqitet pandemia e COVID-19 me 20.6 për qind, neoplazmat me 13,8 për qind tek 5,8 për qind arsyeja e vdekjes janë endokrinët, nutritivët dhe sëmundjet metabolike, tek 4,2 për qind janë sëmundjet e sistemit respirator dhe më pas vijojnë arsye të tjera për vdekje, por me përfaqësim më të vogël.