Disa pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kanë marë lëndime gjatë aksionit të sotëm policor në burgun e Idrizovës (Foto)
Demë Shehu, një nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, ka dalë me reagim ndaj lajmeve të rrejshme, “që policia e këtij pseudoshteti i plason nëpër mediume, të cilat vet i kontrollon”.
“Ju gënjeshtarë të mvr-së që i dezinformoni mediat dhe opinionin publik ,mos gënjeni kinse keni gjetur armë dhe drogë te Grupi i Kumanovës, sepse neser ka me ju përgënjeshtruar Drejtori i Burgut,i cili e ka obligim moral që të deklarohet për media dhe ta informon drejtë opinionin.
Duam ta informojmë opinionin se sot,në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta të policisë i bastisen qelitë tona.
Gjatë bastisjes nëpër qelitë tona, janë konfiskuar 15 telefona,20 thika që shërbejnë për prerjen e pemëve dhe perimeve,thjesht thika kuzhine dhe 1.760(njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë euro),të cilat i kishim për blerjen e gjërave ushqimore.
Asgjë tjetër, e ritheksoj asgjë tjetër”, shkruan Shehu në Facebook.
Ai shtin se gjatë kacafytjeve me “kukuvajkat e njësive speciale”, disa prej pjesëtarëve të grupit kanë pësuar lëndime.
“Ashtu siç janë sjellur me ne edhe ne ua kemi kthyer në të njëjtën mënyrë”, shkruan Demë Shehu.
Sipas tij, disa mediume plasuan gënjeshtra në edicionet e tyre të lajmeve, kinse janë gjetur drogë dhe armë gjatë bastisjes. “Në qelitë e burgut ,ku ne qëndrojmë ,janë marr 15 telefona, 20 thika të bukës dhe 1.760 euro, që do të thotë,secili prej nesh i ka pasur pak më shumë se 100 euro,të cilat i kishim mbledhur secili prej nesh për blerjen e ushqimeve”, thotë Shehu në demantin e tij duke paralajmëruar edhe padi ndaj disa mediave.
Ai poashtu kërkon publikisht nga Zv Ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi që të prononcohet për opinionin publik dhe të përgënjeshtron “zyrtarët gënjeshtarë të kësaj Ministrie”.
“Krahas këtij përgënjeshtrimi, po i bashkangjiti fotografitë që tregojnë lëndimet trupore që më janë shkaktuar gjatë ballafaqimit me kukuvajkat e njësive speciale.
Veç një gjë mos e harroni ju kukuvajka, do të vjen dita jonë.
Vetëm për atë ditë po jetojmë, e kur të vjen dita e jonë, ju do ta mallkoni vetën që e keni pritë atë ditë.
Rroftë Shqiptaria!”, shkruan Shehu.