Merko: Struga është bë si Zvicra (Video)
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në Klan Debat deklaron se në rrugët e Strugës nuk ka asnjë gropë, madje e krahason me Zvicrën, përcjell Nistori.
”Po të hyni në fillim të Ohrit çdo e treta shtepi është me çati të prishur e me tulla, merreni dhe incizoni. Në Strugë nuk kemi ashtu shtëpi, gjitha janë të sistemuara, gjitha janë të reja, ejani dhe shihni, nëse nuk janë më të mira se Zvicra, nëse gjeni edhe një gropë dhe ndonjë vend ku nuk është shtruar asfalt, gjithashtu edhe ruralet.” – tha kreu i Strugës, Ramiz Merko.
Në pyetjen për ndërtimet pa leje në Strugë, Merko fajsëon qytetin e Ohrit. Ai thotë se, Ohri për t’i mbrojtur ndërtimet e tyre pa leje, çdoherë ka sulmuar Strugën.
”Ohri për ti mbrojtur ndërtimet e tyre pa leje, çdoherë kanë sulmuar Strugën. Mbi 300.000 euro janë dhënë për mediumet lokale në Ohër dhe ata normal që nuk flasin keq për Ohrin por meren me Strugën. Ne i kemi kaluar këto probleme dhe tani nuk merremi më me ato. Ne po mundohemi të investojmë dhe ta zhvillojmë Strugën dita ditës” – shtoi Merko.
Ndryshe, Merko është në krye të komunës së Strugës për dy mandate me radhë.