Maqedoni

Soros publikon foto: I nderuar të takoj Ahmetin dhe Grubin

Djali i filantropit George Soros, Alexandar Soros ka publikuar fotografi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, përcjell TV21. Fotografitë janë shkrepur dy ditë më parë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, ky prezent ishte edhe Alex Soros.

“I nderuar të takoj Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, në Ballkanin e Hapur, me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi”, ka shkruar Soros në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër prezent ishin edhe presidenti i Serbisë-Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë-Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi-Dritan Abazoviq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave në Bosnje Hercegovinë-Zoran Tegeltija, ndërsa nikoqir ishte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në samit nuk mori pjesë Kosova, e cila vazhdon ta refuzojë nismën “Ballkani i Hapur”.