Xhaferi: Ky koncert i Artan Grubit në Tetovë është vetëm tallje e rradhës me tetovarët dhe dinjitetin e tyre
“Artan Grubi i fton tetovarët sonte t’ja festojnë ditëlindjen partisë ku Artani do bëhet kryetar së shpejti…
Artan Grubi mundohet që përmes disa emrave të estradës t’i mbushë sheshet me rini dhe fëmijë që të tregojë sa përkrahje ka partia e tij.
Artan Grubi ju fton të festoni në qytetin ku nën udhëheqjen e partisë së tij u dogjën të gjallë 14 persona në spital dhe akoma askush s’është marrë në përgjegjësi.
20 vjetori i BDI-së duhet të jetë ditë zie për shqiptarët sepse festë mund të jetë vetëm për STËRVAJNAT që kanë bë milionat derisa populli i varfër ka marrë rrugën për në Evropë ose ushqehet me diazepam. Ditë feste është për ata që na i shanë 700,000 nanat, për ata që i quajtën tetovarët bithpamuka, na helmuan, na dogjën, na vranë, na burgosën, na poshtëruan, na përbuzën, na flliqën…
Ky koncert i Artan Grubit në Tetovë është vetëm tallje e rradhës me tetovarët dhe dinjitetin e tyre.”- shkruan Arianit Xhaferi./News33.tv/