Mërgimtari shqiptar në Amerikë, Agron Damzi: Edi Rama po bën politikë prosllave!
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Agron Damzi, në një intervistë për portalin Lideri.mk, i bën një analizë profilit politik të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Damzit, në esencë politika e Ramës është politikë që dëshiron të imitojë ish diktatorin komunist jugosllav, Tito.
“ Edi Rama ësht duke e luajtur një rol Pro Sllav, njëlloj si Titoja që luante në Ish Yugollavi: Ditën me Amerikën, në drekë me Rusinë, e në mbrëmje me Shtetet Arabe. Por në esencë është pro Sllav, e kundër Amerikës, por edhe kundër Shqiptarëve. Kurse Zemrën dhe Mendjen i ka në Beograd, Athinë e në Moskë”, thotë Damzi.
Sipas tij, një fakt që e vërteton këtë qëndrim është edhe refuzimi nga PS e Ramës për të dënuar gjencodin serb në Bosnje.
“E njëjta dorë që e kreu gjenocidin në Bosnje, Kroaci, kreu gjenocidin edhe në Kosovë. Për hir të Open Ballkanit, Rama dhe PS janë të gatshëm të amnistojnë këto gjenocide që unanimisht i ka dënuar mbarë bota e civilizuar”, thekson Damzi.
Sipas tij, qëndrim të njëjtë si PS ndaj krimeve serbe kanë vetëm Rusia e Putinit dhe aleatët e saj.