Maqedoni

Bekim Sali vizitoi repartin e Onkologjisë për Fëmijë: Këta fëmijë të vegjël janë heronjtë tanë të mëdhenj!

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri Bekim Sali ka vizituar fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë.
“Sot u shoqëruam me fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë. Ata janë heronjtë tanë të mëdhenj, të cilët gjithmonë meritojnë më shumë.
Me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u dhurova dhurata simbolike dhe u dëshirova shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri pa brenga”, deklaroi me këtë rast ministri Sali.
Vizitën në Repartin e Onkologjisë të Fëmijëve Sali e realizoi së bashku me drejtoreshën, Aspazija Sofijanova, dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, si dhe me përfaqësues të kompanive “Alkaloid” dhe “Makstil”.